Herzlich Willkommen!
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor dialogu social karakterizohet nga ndryshime të thella shoqërore, politike, ekonomike dhe sociale dhe ndodh në sfondin e zhvillimeve të shpejta dhe drastike historike. Edhe partnerëve socialë u është kërkuar dhe u kërkohet gjithnjë që të shqyrtojnë dhe të ripërcaktojnë imazhin dhe rolin e tyre. Prej disa vitesh vendet e shqyrtuara kryesisht në këtë raport kërkimor gjenden me intensitet dhe shpejtësi të ndryshme rrugës drejt BE-së, çka vendos edhe organizatat e punëtorëve dhe dialogun social përballë sfidave të mëdha. Me ndihmën e përvojave dhe gjetjeve autentike nga rajoni dhe ekspertizës shkencore-praktike, ky punim hedh dritë mbi aspektet e shumta të dialogut social, pasqyron transformimet e larmishme dhe siguron kuptueshmëri gjithëpërfshirëse mbi sfidat me të cilat u është dashur dhe duhet të përballen organizatat e punëtorëve në Ballkanin Perëndimor. Por, ai pasqyron gjithashtu përmbajtjen dhe gjetjet nga projekti i posaçëm i EZA-së për organizatat e punëtorëve në Ballkanin Perëndimor, i cili ekziston që nga viti 2012, me titull ''Forcimi i dialogut social – Formësimi i integrimit evropian''. Përveç kësaj, studimi ofron një mori sugjerimesh, informacionesh dhe rekomandimesh për mënyrën e veprimit të organizatave të punëtorëve.
Autor: Hamburg-Madani, Judith
ISBN: 9783844079548
Auflage: 1
Sprache: metaCatalog.groups.language.options.albanian
Seitenzahl: 196
Produktart: Kartoniert / Broschiert
Verlag: Shaker
Veröffentlicht: 12.09.2024
Untertitel: Imazhi vetjak – kushtet kuadër – sfidat
Schlagworte: Gewerkschaften Sozialer Dialog Westlicher Balkan

0 von 0 Bewertungen

Durchschnittliche Bewertung von 0 von 5 Sternen

Bewerten Sie dieses Produkt!

Teilen Sie Ihre Erfahrungen mit anderen Kunden.